Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me shqiptarët në Diasporë.
Berisha informoi shqiptarët jashtë vendit me zhvillimet dramatike në vend, ku PS kontrollon, pas marrjes së presidentit, 99.9% të pushtetit.
“Dua të sjell disa nga zhvillimet dramatike të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, u shpreh Berisha.