Ish-studentja e Dhjetorit dhe anëtarja e Kryesisë Mimoza Hajdarmataj përkujton eksodin e shqiptatëve: Më 7 korrik të rikthejme forcen e protestes se 32 viteve me pare kunder regjimit.
2 Korrik 1990 – 2 Korrik 2022
32 vjet nga eksodi shpërthyes i shqiptarëve drejt Perëndimit, pas gjysmë shekulli robërie.
Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shqiptarët u dyndën në ambasadat e huaja, kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që i paraprinë ndryshimit të madh.
2 korriku mbetet një datë simbol, pasi me atë akt, shqiptarët i dhanë një goditje të rëndësishme politike regjimit në fuqi dhe nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.
SOT, 32 vjet më pas, shqiptarët ikin përsëri…
SOT, mijëra shqiptarë janë larguar kokëulur nga vendi i tyre, janë larguar me dhunë, pasi si atëherë edhe
SOT ata janë edhe të varfër,
edhe të lodhur,
edhe të vjedhur.
SOT nuk ka më eksod masiv…
SOT ka ikje masive nga Shqipëria.
SOT ka zhgënjim e përbuzje për një qeveri që mendon për veten, oligarkët pranë saj, por jo për njerëzit.
Ndaj, protesta e 7 Korrikut duhet të kthehet në një protestë simbol kundër regjimit në pushtet, kundër varfërisë, papunësisë, çmimeve që nuk njohin ulje dhe shpopullimit të Shqipërisë.
#shqipërianërrezik
#7korrik2022
#protestëkombëtare
#kundërshpopullimit
#kundërvarfërisë
#kundërkorrupsionit
#EjaEdheTi