Berisha: Zotëria me 30 milionë euro kushëri i Gjiknurit, paralajmëroj Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në Çim Peka Live se i moshuari, Thanas Çani, me 30 mln euro pasuri nga inceneratorët, është kushëri me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri. Berisha ngriti shqetësimin se pas zbulimit të detajeve të reja të këtij skandali, jeta e dëshmitarëve është në rrezik. Shefi i opozitës përcolli një mesazh të fortë për Edi Ramën.

Sali Berisha: Ky zotëria që ka 30 mln euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur. E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t’u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht. Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply