Kur shteti ngjason me një incenerator që djeg të ardhmen për paratë e pushtetarëve

Nga Luçiano BOÇI

Publikimet e 24 orëve të fundit sa i takon megaaferës së inceneratorëve janë shokuese. Qindra miliona euro, taksa dhe para të qytetarëve shqiptarë, janë vjedhur në skema mafioze, përmes krijimit të kompanive fiktive!

A ka krim më të madh sesa të përdorësh identitetin e disa pensionistëve për të qarkulluar miliona euro dhe për t’i dërguar ato në llogaritë offshore të ministrave të qeverisë, kur në fakt vetë pensionistët numërojnë qindarkat për të ngrysur ditët e tyre të fundit në jetë?!

Çfarë mund t’i ndal këta të pangopur që e çojnë një të moshuar të ngelur rrugëve pa shtëpi nga tërmeti, në një azil pleqsh, për t’i marrë firmën dhe për t’i përdorur emrin dhe llogarinë e saj në funksion të pazareve të pista me mafien e inceneratorëve?!

Një kryeministër normal nuk do të duhej të qëndronte asnjë orë më shumë në detyrë, kur sheh se si institucionet e shtetit të tij janë shndërruar në inceneratorë që djegin fate, të ardhme e jetë njerëzish!

Dorëheqja do të ishte akti i një kryeministri normal, por ne nuk e kemi një të tillë!

Ndaj ftesa ime e përsëritur është për çdo qytetar të këtij vendi.

Bashkohuni në protestën e 7 Korrikut!

Të hapim një kapitull të ri reagimi qytetar!

Të kthejmë protestën dhe rezistencën si një instrument aktivizues sa herë përballemi me një regjim si ky i Edi Ramës, që identifikohet me pangopësinë dhe hajdutërinë!

Të gjithë bashkë do t’ia dalim

7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Mund të jetë një imazh i 4 persona, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "MAFIA E INCENERATOREVE SHOIPERIA NTE RREZIK"

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Si Soros diktoi Reformën në Drejtësi

Nga Basir ÇOLLAKU Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një histori …

Leave a Reply