SPAK nuk duhet të hezitojë më! Të fillojë me qeverinë jo me “milionerët” pa çati në kokë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka bërë thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protestën e nesqrme. Boçi shkruan në një postim në Facebook se, skandali i inceneratorëve është një megavjedhje e parasë publike. “SPAK nuk duhet të hezitojë më! Të fillojë me qeverinë jo me “milionerët” pa çati në kokë”, shkruan Boçi.

Reagimi

Sa më shumë gërmon në fushën e plehrave që quhet Qeveri aq më shumë kalbësira gjen.

Nuk ka incenerator në botë që të mund të incenerojë korrupsionin masiv me inceneratorët.

Afera sapo është shpërfaqur dhe duket që ka bërë të skuqet nga turpi për mendjehollësinë kriminale dhe vetë mafian italiane të plehrave.

Skemat e përdorura nga Rama dhe njerëzi e tij, Zoto e Mërtiri, janë perfide dhe gllabëruese.

SPAK nuk duhet të hezitojë më!

Të fillojë me qeverinë jo me “milionerët” pa çati në kokë.

Çdo ditë e vonuar është drejtësi e shtrembëruar!

Qytetarët nuk kanë çfarë presin!

#Shqipërianërrezik

Gjeni kurajon dhe merrni përgjegjësinë qytetare për të reaguar fuqishëm në 7 Korrik

Të gjithë bashkë do t’ia dalim

7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

About Redaksia

Check Also

Berisha, takim me diasporën në Londër me 17 nëntor

Kryetari i PD, Berisha do të takoje demokratët në diasporë. Takimi është planifikuar për diasporën …

Leave a Reply