Denisa VATA
Kryetare e PD Mat
NenPrefekti nuk mund te jete anetar i Keshillit Bashakiak pasi e ndalon ligji. Ndryshe shkelet parimi i ndarjes se pushtetve. Zyra e prefektures shqyrton vendimet e Kesh.Bashkiak,i rrezon ose i miraton ato.
Si mund te jete z.Hasan Pasha anetar i Keshillit Bashkiak ,kur do shqyrtoje ne prefekture vendimet e tij te keshillit. Ky eshte konflikt i hapur interesi. Prefekti e per pasoje edhe N/Prefekti emerohet nga Kryeministri per te kontrolluar pushtetin vendor ne rang prefekture(Qarku) ,pra eshte pjese e egzekutivit qendror.
Pushteti vendor eshte i pavarur deri ne autonomi. Kjo antarsi eshte shkelje e funksionimit te qeverisjes vendore. Por si duket, po ndodhin shkelje te hapura te ligjeve ne administrate per mbuluar dhe justifikuar korrupsionin madhor ne te gjitha hallkat e pushtetit ne Mat e me gjere.
Pra sipas nenit 22 te ligjit 106/2016 “Per Prefektin Qarkut” e me te drejte lind pyetja, a ka bere deklarimin e pozicionit te punes ne momentin e madatitimit Pasha ?Nen/Prefekti eshte mekembesi i Prefektit, aty ku emerohet nga ky i fundit. Keshtu eshte i detyruar nga
Ligji te plotesoje te gjitha kriteret ligjore te prefektit. Pra edhe nenin 7 pika 2.
Pra per pasoje te gjitha vendimit e K.Bashkiak bien poshte.
LIGJ Nr. 107/2016
PËR PREFEKTIN E QARKUT
Neni 7
Papajtueshmëria e funksionit
………..
- Funksioni i prefektit të qarkut është i papajtueshëm me çdo mandat zgjedhor e me çdo funksion tjetër publik, me përjashtim të mësimdhënies me kohë të pjesshme dhe të veprimtarive shkencore.
………
Neni 22
Nënprefekti
- Në mbështetje të veprimtarisë së prefektit të qarkut dhe në përbërje të administratës caktohen nënprefektët. Prefekti propozon caktimin e funksionit të nënprefektit për një ose më shumë bashki, në zbatim të ligjit për ndarjen administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë.
- Nënprefekti emërohet apo lirohet, me propozim të prefektit të qarkut, nga ministri.
- Nënprefekti për veprimtarinë e vet, për bashkinë/bashkitë përgjigjet drejtpërdrejt te prefekti i qarkut.
- Pranë Nen/Prefektit funksionojnë zyrat e ankesave të qytetarëve.