Për ju që akoma nuk po kuptoni çfarë ka ndodhur më 7 Korrik

Nga Çim PEKA

1- Në 2003-2005 donatorë dhe diplomatë të huaj sponsorizuan një opozitë të sajuar “Mjaft”, që të ndalonin rikthimin e opozitës BIO në pushtet. Dështuan.
2- Në 2013-2021 investuan që lideri i opozitës BIO të ishte një sajesë e tyre që t’i mbyllej ndikimi liderit BIO, dështuan. Ai u rikthye kur sajesa në krye të opozitës BIO doli hapur se ishte një sekser fondesh e burim pazaresh me qeverinë.
3- Në 2021-2022 tentuan sërish me “levizjen e pastrimit të detit nga gomat” dhe disa “ndërthurje” amorale me deputetë pa integritet politik, dështuan.
Lideri BIO dhe opozita BIO mbushi sheshin më 7 Korrik si kurrë më parë.
Çfarë nuk po kuptoni:
Shqiptarët më 7 Korrik treguan se te pakten nje pushtet e duan per vete. Opoziten. Nderkombetaret dhe sekseret e ambasadave kane qeverine per pazaret e tyre, por shqiptaret nuk i lane me edhe opoziten. 7 Korriku eshte dita e rivendosjes se pluralizmit or budallenje. Kaq e thjeshte dhe kaq e rendesishme eshte.
Pluralizmi u rivendos. Keni parë gjë arrogantin Rama të komentojë këto ditë? Gjithçka ka ndryshuar me atë datë. Gjithçka fillon nga ajo datë.
Ps: Për ju që thoni se protesta nuk ishte e dhunshme siç u paskemi kërkuar ju:
Dy gjëra.
a) – Opozita nuk bën protesta të dhunshme për rritje çmimesh në asnjë vend të botës. Ato i bëjnë sindikatat dhe protestuesit e thirrur nga grupet e interesit.
b) – Opozita ka të drejtë ta bëjë flakë kur qeveria me sistemin e drejtësisë së kapur prish rregullat e lojës se një pluralizmi real. Pra nuk njeh të drejtat e opozitës.
Këtu do jetë populli i 7 Korrikut dhe po vëzhgon dy lëvizjet e Ramës që do të zhbëjë garën.
Le t’i bëjë këto dy lëvizje dhe pastaj vëzhgoni dhe ju “paqeruajtës”, popullin e opozitës.
Këtu do jemi!

About Redaksia

Check Also

Kur sovraniteti përdoret si mburojë për krimin, ligji ndërkombëtar troket në derë

Alvi MUSARAJ Rasti Maduro nuk është spektakël propagandistik dhe as “rrëmbim imperialist”, siç përpiqen ta …

Leave a Reply