Avokatët protestë para Këshillit të Lartë Gjyqësor kundër hartës së re gjyqësore

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë në datën 14 korrik, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore, të miratuar së fundmi. Protesta do të zhvillohet në orën 11:00 para godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Harta e re gjyqësore ka shkaktuar reagime të shumta nga grupet e interesit, më kryesori ai i avokatëve, të cilët kanë bojkotuar në masë seancat gjyqësore. Të mërkurën, Komiteti i Disiplinor i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të mblidhet për të shqyrtuar ankimet ndaj avokatëve që kanë thyer bojkotin.

Bojkoti pa afat i avokatëve në mbarë vendin, i nisur më 30 qershor, është respektuar në pjesën më të madhe të gjykimeve në themel, fakt që nuk ka ndodhur në masat e sigurisë, ku të arrestuarit janë përfaqësuar nga avokatë kryesisht.

Në mbledhjen e 7 korrikut, Këshilli i Përgjithshëm vendosi vazhdimin e bojkotit pa afat, zgjatjen me 10 ditë të bojkotit për masat e sigurisë dhe një protestë nga avokatët para KLGJ.

Një nga qëllimet e hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ dhe që po kundërshtohet me forcë nga avokatët, sipas hartuesve të saj, është ulja e numrit të delegimeve të gjyqtarëve.

Delegimi dhe caktimi i gjyqtarëve në trupa gjykuese në procese në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë detyrën është kompetencë e KLGJ, si qeveri e gjyqësorit.

Në 4 vitet e fundit, në kushtet e boshllëkut të krijuar nga shkarkimet e vetingut, kjo praktikë është përdorur si kamerdare shpëtimi për qindra procese gjyqësore, të cilat janë shqyrtuar me gjyqtarë borxh.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply