Manchester po mundohet ta bindë, a do të qëndrojë Ronaldo

Manchester United po mundohet ta bindë Cristiano Ronaldon të mos largohet nga “Old Trafford”. Raportohet se ylli portugez ka vendosur t’i bëjë valixhet gati dhe ta kërkojë një eksperiencë të re pasi nuk dëshiron ta humbasë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, shefi ekzekutiv i “Djajve të Kuq”, Richard Arnold po punon që ta bindë 37 vjeçarit që ta tërheq kërkesën për t’u larguar nga klubi.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Times”.

Klubi beson se po bën përparim në bindjen e Ronaldos që të qëndrojë pasi ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit i kishte informuar të afërmit se është në kërkim të një klubi ku do të mundë të luante në Ligën e Kampionëve e edicionin e ardhshëm.

Drejtuesit e United e kuptojnë situatën, por e vlerësojnë shumë faktin se pala e Ronaldos, përkundër kërkesës për largim, i kishte hapur dyert e një dialogu mes palëve të përfshira.

Mbetet të shihet nëse Man Utd do ta bindë veteranin e sulmit të mbetet në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ndërkohë, thuhet se interesim për pesë herë fituesin e Topit të Artë kanë shfaqur Chelsea, Bayern Munichu, PSG dhe Barcelona.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply