Dhëndri i Kryebashkiakut të Ramës kapet me fabrikë droge në Ohër

Një “fabrikë” drogë është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Orovnik të Ohrit. Sipas autoriteteve maqedonase, janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Po ashtu në pranga janë vënë 10 persona, mes të cilëve sipas mediave maqedonase rezulton edhe dhëndri i kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakollit. Referuar mediave maqedonase, thuhet se dhëndri i Xhakollit, ishte pronar i fshehtë i kësaj “fabrike”.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

About Redaksia

Check Also

Kërkesat e protestuesve/ Dorëheqje e panegociueshme e Ramës dhe qeveri teknike!

Pas 22 ditësh tubime dhe propozime nga qytetarët, grupi koordinues i protestës ka dalë me …

Leave a Reply