Ndërtuesi i pallatit të Bashës shpërblehet nga Rama me 11 milionë euro

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje SPAK nga Kuvendi të hetojë sarajet e Edi Ramës në Surrel dhe pallatin e familjes Basha.

Ai u shpreh se para tre javësh ndërtuesi është shpërblyer me 11 mln euro me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë.

“Do paguani qimet e kokës të Sadushët për të afruar proceset gjyqësore. Do paguani shumëfishin e asaj që paguanit më parë. Të paguarit e partisë janë të betuarit të saj për të marrë çdo vendim në favor të qeverisë. Pse nuk heton SPAK sarajet e Edi Ramës me gjatësi themele 75 me 57.

Pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha për të cilin nuk kanë asnjë faturë por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 mln euro, me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë. Pse nuk hetojnë Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj, dhe Erion Velinë për aferën e tmerrshme të djegësave”, deklaroi Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply