Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ekspozitën e dy poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka kushtuar jetës dhe veprës në 45-vjetorin e pushkatimit të tyre. Ekspozita është çelur tek Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Në dalje nga vizita Kreu i PD, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat.
“Nderim më të thellë për dy poetet e rinj, gjeni në krijimet e tyre letrare”. “Leka dhe Blloshmi kane lënë një trashgimi nga më të shkëlqyerat në letërsinë tonë, në poezinë tonë, si në rafshin artistik ashtu edhe në domedhenjen e kohës në të cilën janë shkruajtur”.
“Askush gjer sot nuk ka paraqitur Shqipërinë e diktaturës siç e ka bërë Vilson Blloshimi tek Saharaja tij. Apo kohën, Genc Leka në poezinë e tij”.
“Ato janë një tufë krijimesh jo voluminoze por jane diamante ne letrat tona”.
“Ata kanë brenda kurajën e jashtëzakonshme të dy të rinjëve që i thonë në ballë diktaturës se çfarë ishte ajo”.
“Dua të shpreh nderim për Bedri Blloshimin që pa punën e tij të madhe nuk do të njiheshim me këto vepra”.
“Këtë dy poetë u akuzuan se kishin sabotuar ekonominë bujqësore të fshatit dhe u ekzekutuan”.
“Dua të ftoj shqiptarët që të lexojnë poezitë e tyre, sepse ato janë poezitë, janë veprat në të cilën stigmatizohet me vërtetësinë dhe forcën më të madhe diktatura komuniste, me atë forcë që Migjeni ka stigmatizuar varfërinë e kohës”, tha Berisha.