Pronari: Kam 12 biznese, na ka ardhur letra për prishje pa vulë e pa numër protokolli

Denoncimi i banorëve në Kombinat, pronari i bizneseve: Kemi dëm mbi 500 milione euro. Kam 12 biznese, janë 300 punëtorë, na ka ardhur letra para një viti për prishje, pa vulë pa numër protokolli

Unë jam pronari i këtyre bizneseve këtu, vij nga gjykata administrative pasi kam fituar gjyqin e shkallës së parë.

Kam 12 biznese, janë 300 punëtorë, na ka ardhur letra para një viti për prishje, pa vulë pa numër protokolli. Kemi fituar gjyqin në shkallë të parë, ka apeluar IKMT. Nuk është kundërshtuar. Dëmi ekonomik që ju shkaktohet shtetasve shqiptarë dhe taksa paguesve europianë që paguajnë taksa, është i pallogaritshëm. Dëmi është mbi 500 milionë euro.

IMT sjell një letër tjetër me datë 8 pa vulë vetëm me fotokopje. Ne kemi 36 kamera dhe kjo quhet gjobëvënie, i fotografojmë dhe ju themi pse ngjisni letrat, ne jemi subjekte që paguajmë taksat, jemi 12 subjekte që jemi linja prodhimi dhe jo magazinimi.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply