Gazetari gjerman e pyet: A ju alarmon ikja e shqiptarëve? Rama qesh…   

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën gjermane, Frankfurter Rundschau. Ajo e ka pyetur për një seri çështjesh, por mbi të gjitha për shqetësimet aktuale.

“Së fundmi ka pasur protesta në Tiranë. A nuk jeni të shqetësuar se më shumë njerëz do të dalin në rrugë nëse inflacioni vazhdon të rritet- dhe ushqimet të bëhen më të shtrenjta,” e pyet gazeta.

“Shikoni, demonstratat në Shqipëri ishin të pamundura për një kohë të gjatë. Ato janë absolutisht të nevojshme për një demokraci. Nëse edhe Gjermania nuk mund ta mbrojë popullsinë e saj nga inflacioni, si duhet ta bëjë Shqipëria? Por ne kemi inflacionin më të ulët në rajon, ndonëse në kurriz të një recesioni,” tha Rama.

Më tej, gazeta e pyet për çështjen e largimit masiv të shqiptarëve.

“Pavarësisht progresit ekonomik, Shqipëria vazhdon të humbasë popullsi. Kjo duhet të jetë historikisht alarmante për ju,” e pyet gazeta.

Por Rama reagon duke qershur.

“Më lejoni të përgjigjem kështu: Ballkani nuk ka qenë kurrë një vend i mërzitshëm. Por ne, Ballkani, duam të bëhemi më të mërzitshëm dhe më normalë. Po aq të mërzitshëm sa Bashkimi Europian (qesh). Një vend i mërzitshëm është kur gjithçka funksionon në mënyrë prefekte, si në Gjermani. Me shaka, dikush më tha njëherë se mund të bëhesha kryebashkiak i Frankfurtit. Jo, më mirë jo, iu përgjitja. Sigurisht që ka gjëra që mund të përmirësohen atje, por Frankfurti është një qytet i qëndrueshëm dhe i pasur. Një vend i përsosur- çfarë të qeverisësh atje?”, tha Rama.

I pyetur se çfarë do të bëjë pas karrierës së tij politike, Rama tha se ndoshta do të dizenjojë rrobat e tij si stilist.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply