“Kemi një problem me sistemin”

Nga Bislim AHMETAJ

Na ka ndodhur të gjithëve,
besoj të ka ndodhur edhe ty qytetar i dashur që kur ke shkuar të paguash faturën e kripur të energjisë, të ujit apo kur ke dashur të rimbushësh telefonin tënd celular të kanë thënë “nuk punon sistemi”, dhe ti që pyet përvujtshëm “Kur mund të rregullohet?!?” Dhe nga përtej xhamit të ftohtë të vjen një përgjigje po aq e ftohtë “Nuk e dimë!!!”

Këtë përgjigje ju ka rastisur shpesh e më shpesh ta dëgjoni edhe nëpër bankat e nivelit të dytë “Kemi një problem me sistemin, kaloni më vonë apo dilni njëherë nesër”

Kjo përgjigje rutinë artikulohet nga punonjësit e kualidimit të makinave, tek zyrat e “aleat-it” kur keni shkuar për të ndërruar pasaportën apo për të nxjerrë ID e re, tek sigurimet shoqërore dhe zyrat e tatim taksave, në dogana apo edhe në pikat e kalimit të kufirit.

Këtë përgjigje e dëgjojnë shumë shpesh studentët dhe pedagogët e tyre nga sekretaritë mësimore dhe teknikët e IT-së, po këtë refren dëgjon nëpër hipoteka, zyrat e legalizimeve, gjëndjet civile dhe spitalet publike.

“Kemi një problem me sistemin”, “Nuk funksionon sistemi”, “Shërbimi juaj nuk mund të afrohet, pasi sistemi është i mbingarkuar”, “Sistemi është përkohësisht jashtë shërbimit”

O Zot si nuk e kemi kuptuar akoma që duhet të zgjohemi nga gjumi dhe ta ndryshojmë këtë sistem.

Sa më shumë që përsoset teknologjia aq më shpesh e dëgjojmë këtë përgjigje.

Me 1 Maj të këtij viti u lajmërua gjithë pordhë nga vetë Kryeministri lajmi i marrë : Që nga sot të gjitha shërbimet do të kryhen “on line”.

Ndërsa dje u njoftua përmes një komunikate të thatë dhe bajate lëshuar nga kryeministria që paska pasur një sulm armik ndaj “sistemit” teknologjik dhe përkohësisht janë pezulluar të gjitha shërbimet “on line” për qytetarët.

Që të përmirësohet dhe të përsoset shërbimi ndaj qytetarëve duhet rrëzuar orë e më parë ky sistem i kalbur i ngritur mbi hajninë dhe babëzinë e Ali Ramës me 40 hajnat e tij.

Që të mos e dëgjojmë më përgjigjen rutinë “nuk punon sistemi” duhet të bashkohemi dhe ta ndryshojmë urgjentisht këtë sistem anti human dhe anti shqiptarë.

Sa nuk na ka zënë sistemi poshtë vetës ngrihuni “o të munduar” e ta rrëzojmë diktaturën që po instalohet me shpejtësinë e dritës.

Tiranë me 18 Korrik 2022

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply