Drejtësia e cunguar është drejtësi e mohuar

Nga Elona CASLLI

Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio ” Rilindja e Re” më kujtoi as më pak e as më shumë veç shfaqjen paraprake me Sajmir Tahirin. Në këtë gjendje kaotike ku është rrokullisur ky vend, duhet një valvul shkarkimi dhe mbi të gjitha duhet që njerëzisë t’i krijohet iluzioni se “””Reforma në Drejtësi””” po funksionon.

Kështu gjithë mllefin e mbledhur për kaq kohë, njerëzia e shfryn te figura e Ilir Beqajt me sloganin- “Është e vërtetë që Reforma në Drejtësi po ecën ngadalë, ama po ecën.

Kështu njerëzia harron çështjen e inceneratorëve dhe ngushëllohet për ca kohë me qëndrimin e Beqajt për ca orë në SPAK.

Në një rrafsh hipotetik nëse Ilir Beqaj do të kishte të njëjtin skenar si Tahiri, do të ishte Drejtësi e Cunguar ose e thënë ndryshe Drejtësi e Mohuar.

I dashur shqiptar që u ngazëlleve dje me figurën e Beqajt, vendose pak në kandar jetën tënde dhe atë të Ilirit.

Ke punuar gjithë jetën. Ke paguar rregullisht faturat dhe pensioni qesharak të përplaset në fytyrë si poshtërim i përhershëm. Kredia e fëmijës tënd për shtëpinë, mbaron kur të arrijë moshën tënde ose e thënë ndryshe, kur ty të të ketë dalë bari 5 pëllëmbë.

Kjo është panorama e jetës sate i dashur shqiptar. Nuk je ti fajtor për këtë. Faji yt i vetëm ishte se jetove siç duhet dhe jo siç duhej.

Zhvendosemi pak te panorama e Beqajt. Beqajt mund t’i jetë besuar roli i të burgosurit dhe nën filozofinë ” Partia ime më burgos”, Beqaj do ta çojë deri në fund këtë rol, por shqiptar ti ke harruar se për këtë rol Beqaj paguhet sa një aktor Hollivudi me famë botërore, pasi paratë e tij nuk preken.

Ai pas qëndrimit në një kamp pushimi për dy vite, do të dalë i dashur shqiptar dhe do të shijojë mirëqënien deri në fund të jetës me taksat e mia dhe të tuat bashkë.

Kur them mirëqënie, nënkuptoj tasat e gjellës në fejsbuk që do të shfaqë Beqja, pasi kapaciteti i tij nuk mbërrin më shumë se te panairi i mensave kolektive. Megjithatë i dashur shqiptar fëmijët e Beqajt nuk do ta njohin ndonjëherë fjalën kredi, falë taksave të tua i dashur shqiptar.

Si në rastin e Tahirit ashtu edhe në rastin e Beqajt pasuria nuk preket. Marrëveshja është krejt e kthjellët. Burgu është i barabartë me pasurinë e paprekur.

Tani i dashur shqiptar më thuaj vallë ku është drejtësia në këtë mes?!

Edhe ti i dashur shqiptar brenda një burgu je, por ndryshimi mes teje dhe Beqajt është që ty të vjedhin në burg në mënyrë që të paguhet Beqaj brenda burgut.

I gjithë ky proces mund të jetë gjithçka veçse Drejtësi nuk është.

Post Scriptum- Ndaj para se të ngazëllehesh, mendo që aktori Beqaj po paguhet nga taksat e mia dhe të tuat bashkë.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply