Fryma e protestës shqiptare të 7 korrikut!

Fjoralba DIZDARI

Protesta e 7 korrikut ishte angazhimi i Partisë Demokratike, për të mos e lënë në baltë Shqipërinë, një aksion jo vetëm politik, por edhe mbarë shqiptar, e kërkuar nga shoqëritë civile dhe nga individ të lirë të këtij vendi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikonfirmoi jo vetëm peshën e tij politike si lider, por që Partia Demokratike ka një udhëheqës legjitim dhe që puna, vullneti, këmbëngulja, janë vetitë e liderit Berisha.

Për dashamirësit, por dhe skeptikët, ajo që i unifikoi njëzëri, ishte që kjo protestë madhështore dhe paqësore i kaloi pritshmëritë. Ishte fryma e saj dhe vetëm fryma, puna dhe vullneti, ajo që mundi t’i bëjë qytetarët të gjithë bashkë, fakt që i mungoi thelbësisht prej vitesh Partisë Demokratike.

Situata ekonomike, korrupsioni i lartë, rritja e çmimeve, shpopullimi, abuzimet me buxhetin e shtetit, pensionet e ulëta, rrogat e ulëta, taksat e shtuara, monopoli, oligopoli, diskriminimi, shkatërrimi i drejtësisë, institucionet e kapura, papunësia, shpresa, ishin kryefjalët që mblodhën bashkë ata mijëra e mijëra pjesëmarrës në protestën e 7 korrikut.

Me 7 korrik u tregua solemnisht shpirti shqiptar i revoltës dhe u kthye besimi tek Opozita, shqiptarët i thanë jo qeverisë së korruptuar, për të vendosur në vend të saj, të ardhmen e shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply