Mal Berisha: “Lot krokodili” në Bruksel nga njeriu që i kushtoi Shqipërisë vonesën 10-vjeçare

Diplomati Mal Berisha komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Mal Berisha deklaroi se, Rama i cili në Bruksel, dhe duket shumë i emocionuar, është muri i parë pengues i integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij, Rama ka investuar në shkatërrimin e opozitës në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, ndërsa shtoi se Rama qau në Bruksel me lot krokodili për një vonesë 10-vjeçare që i bëri Shqipërisë.

“Ky që na duket i emocionuar është barriera e parë, pengesa e parë, muri i parë pengues i integrimit të Shqipërisë në BE. Kur një kryeministër i një shteti që supozohet të jetë vend demokratik arrin t’i thotë atyre që vendosën sot hapjen e negociatave, se nuk kam opozitë në vendin tim, në fakt, për të mos pasur opozitë, ai që ka kontribuuar për të shkatërruar opozitën është ai që përlotej sot në Bruksel, qante me lot krokodili ndaj një vonese 10-vjeçare që i ka bërë Shqipërisë”, tha Mal Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply