REL: Hapja e negociatave me BE të martën është ‘simbolike’ dhe jo reale

Radio ‘Evropa e Lirë’ raportoi të martën se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën të martën negociatat. Por agjencia e njohur shkruan se kjo është një hapje simbolike.

“Hapja e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën vjen pasi më 16 korrik, Kuvendi maqedonas miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin.

Megjithatë, hapja e bisedimeve të martën në Bruksel është “simbolike”, pasi bisedimet reale apo ato për kapitujt e BE-së do të nisin vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën e saj për përfshirjen në të të bullgarëve, si të barabartë me popujt e tjerë.

Këtë e tha edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pas nënshkrimit të protokollit me ministren e Jashtme bullgare në detyrë, Teodora Gençovska.

Maqedonia e Veriut ka marrë statusin e vendit kandidat më 2005 dhe Shqipëria më 2014,” shkruan agjencia.

Kujtojmë se opozita maqedonase ka shprehur rezervat e saj për marrëveshjen, duke mos premtuar se votat e saj do jenë për ndryshimin e Kushtetutës, çka do e rikthente ngërçin për hapjen e negociatave.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply