Alizoti: I vetmi kundërshtar i grupit parlamentar është Basha, jo Berisha!

Deputetë të Grupit Parlamentar të PD janë mbledhur në orën 18:00, të mbrëmjes së kaluar, në një nga lokalet e Tiranës, për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike, në një kohë kur nuk i janë bashkuar Sali Berishës.

Ajo që bie në sy është fakti se shumica dërrmuese e deputetëve të pranishëm kanë kërkuar një distancim të qartë nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndër zërat më kritikë ishte deputeti i qarkut të Beratit, Tomorr Alizoti ku u shpreh se: i vetmi kundërshtari i këtij grupi parlamantar është Basha e jo Berisha.

“Kundërshtari i këtij grupi parlamantar është Basha e jo Berisha. Berisha ka zgjedhur rrugën e tij ka ndërtuar strukturën e tij, mbi këtë grup bie hija e Bashes. Pa ndërmarrë një akt politik ku grupi parlamentar nuk e pranon rikthimin e Bashes si kryetar, nëse ky grup vazhdon në këtë rrugëtim politik është drejt asgjësimit.

Në politikë nuk gjykohet me emocion por me arsye, faktorët politikë i zgjedh terreni. Berisha është realitet politik duhet gjetur mënyra komunikim me të. Nëse ky grup nuk distancohet nga Basha unë madje as për një takim të tille e kushtëzoj veten. Finalizimi duhet të jetë bashkimi i demokratëv”, u shpreh Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply