Berisha: Flamuri i BE-së në duart e Edi Ramës, fatkeqësi! 

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me të rinj dhe intelektualë në Durrës, deklaroi se demokratët janë në një mision për të shpëtuar Shqipërinë. Sipas Berishës është fatkeqësi që flamuri i BE-së mbahet në duar nga Rama pas çeljes së negociatave, ndërsa shtoi se ai ka shkelmuar votën e shqiptarëve.

“Edi Rama sot ngriti flamurin e BE para Kryeministrisë. Ai flamur është flamur vlerash, i vlerave, i thesareve kulturore në radhë të parë të paçmuara, është flamur i vlerave njerëzore të lidhura me lirinë. E vërteta është që, fatkeqësi më të mëdha për atë flamur se ta mbante sot në dorë Edi Rama nuk kishte. E kam deklaruar në 7 korrik, armik, e kam thënë me bindjen më absolute, është armik sepse nuk lejon shqiptarët të votojnë. Liria votën ka. Nëse nuk ke votën, nuk ke liri, nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejonin të votoje, por të caktonin një përfaqësues të pushtuesit. Ky faktikisht pasi shkelmoi votën e shqiptarëve e përzuri nga PS. Nuk i konsideroj socialistët armiq, konsideroj Edi Ramën sepse dhe atyre ua hoqi votën”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si u detyrua SPAK të ngrejë akuzë për grup të strukturuar kriminal ndaj Beqajt

Dy prokurorët e SPAK kanë pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për të ndryshuar akuzën për …

Leave a Reply