Berisha pret ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesić

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka pritur sot një delegacion me miq të çmuar nga Kroacia, ish-Presidentin kroat Stjepan Mesić dhe dy aktivistët e njohur shqiptarë në Kroaci, z. Muharrem Salihu dhe z. Idriz Sulejmani.

Vetë Berisha ka treguar për takimin dhe bashkëbisedimin me z. Mesić, tashmë kur Partia Demokratike e rithemeluar po drejtohet prej tij dhe ka një mision të rëndësishëm.

“Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, z. Stjepan Mesić, – shkruan Berisha në Fb. – “Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen. Po kështu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.”

Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.

Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.

Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani. Takimi ishte i hapur”, nënvizoi kreu i PD dhe shtoi edhe fotografitë që bënë pas këtij takimi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply