Vetëm Enkeljdi dhe Gazi nuk e lëshojnë Bashën: Nuk mund t’ia kthejmë kurrizin!

Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi janë dy të vetmit që janë shprehur pro ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, në takimin e djeshëm të demokratëve që nuk i janë bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Alibeaj është shprehur se nuk mund t’i kthejë kurrizin Lulzim Bashës duke shtuar se ai nuk ka impakt në grupin parlamentar pasi ka dhënë dorëheqjen.

Ndërsa Gazment Bardhi, ka theksuar se nuk e mohon që kontakton me Lulzim Bashën. Ai është shprehur se as vetë Berisha nuk po e përmend më ish-kryedemokratin.

Duket se Alibeaj dhe Bardhi duket se do të vijojnë me misionin e tyre kundër partisë demokratike duke mbështetur ish-kryetarin Basha, i cili shkatërroi PD-në dhe bëri pazare tëfshehura me Ramën për të shkatërruar opozitën.

Enkelejd Alibeaj: Unë jam rritur i persekutuar dhe e di çfarë do të thotë ti kthesh kurrizin tjetrit. Une nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashes. Ne kemi bërë opozitë. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi ynë. Ai ka dhënë dorëheqjen.

Gazment Bardhi: Ne nuk jemi mbedhur këtu për të shpallur armik Lulzim Bashën, jemi mbledhur për qejf. Edhe vete Berisha nuk po e permend më. Unë nuk e mohoj që kontaktoj me Lulzim Bashën, sepse nuk ka asgje, qe une ta shpall armik Bashën, siç bënë disa këtu prej 4 oresh. Kjo duket e inskenuar per konsumim mediatik, pasi vetë Sali Berisha nuk e përmend më Lulzim Bashën.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply