Bylykbashi rrëfen bisedën me zyrtarin e huaj pas protestës së 7 Korrikut: Berishën e besojnë shqiptarët

N/kryetari i PD Oerd Bylykbashi rrëfen bisedën me zyrtarin e huaj pas protestës së 7 Korrikut: Berishën e besojnë shqiptarët. Kjo qeveri është mishërimi i korrupsionit ndaj duhet rrëzuar.

Alea iacta est – Zaret u hodhën

Pa kthyer kokën pas e pa folur, Çezari i dha shenjë kalit dhe kaloi lumin e vogel Rubikon. Senati i Romës e kishte damkosur për tradhëti, edhe pse ai kishte luftuar për Romën. Të kapërceje Rubikonin me ushtri, të damkoste si armik, destabilizues të Republikës.

Pa folur, në atë moment mijëra legjionarë kapërcyen Rubikonin pa folur, por me besim.

Një ditë pas protestës madhështore të 7 korrikut, një zyrtar i huaj, dukshëm i surprizuar nga protesta, më pyeti: A ka kuptim që një person i shpallur “non grata” për korrupsion të thërrasë një protestë antikorrupsion?!

Sigurisht, i thashë, kur njerëzit të besojnë. Besojnë se kjo qeveri është mishërimi i korrupsionit ndaj duhet rrëzuar. Numrat e asaj proteste dje tregojnë që shqiptarët e besuan Berishën kur tha: Hapni negociatat me Shqipërinë që të ketë më shumë kontroll mbi qeverinë. Kjo do të thotë më shumë luftë antikorrupsion pa dallim.

Është çështje besueshmërie. Përndryshe “non grata” bëhet si “Të gjithë fajin e ka Saliu”.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply