Nga Neritan LIÇAJ
Do të doja të shkruaja, disa fjalë për skandalin dhe sulmin e radhës të kryeministrit dhe qeverisë kundër artit dhe artistëve.
Së pari theksoj, që më vjen shumë mirë pë9r miqtë dhe kolegët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit! Më vjen shumë mirë për ju miqtë e mi, madje mendoj se meritoni edhe më shumë të vlerësohen nga këndvështrimi financiar dhe njerzor. Jeni artistë të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm. Një pjesë të madhe prej jush e njoh që nga vitet 80, në Lice, më pas në të famshmin I.L.A. më pas Akadenia e Arteve, pra lidhja jonë është profesionale dhe miqësore.Urime nga zemra, e meritoni në gjithcka.
Por reagimi i Aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe besoj e të gjithë artisteve dhe punonjësve të artit, që kanë të njëjtin status si ju, Kombëtar, nuk është nga zilia për ju, siç përpiqen ta pasqyrojnë medjat nl shërbim të qeverisë. Aspak! Ju garantoj për këtë.Reagimi mëse i ligjshëm i yni,është për diskriminimin dhe diferencimin që bëhet mes nesh.Shumë perverse dhe e pa precedentë.Një qeveri e tillë kurrë mos i ardhtë më Shqipërisë,se tashmë janë të ikur është vetëm çështje kohe.
Shqiptare dhe shqiptar, vëllezër e motra të një gjaku! Në vendet demokratike,kushtetuta është e ndërtuar mbi bazën e të drejtave të njeriut.Dhe një nga të drejtat e njeriut, është të mos jetë i diskriminuar në vendin e tij,dhe jo vetëm në vendin e tij,por kudo. Fakt ësjtë që ne diskriminohemi në vendin tonë, nga qeveria honë,si pjesa dërrmuese e popullit shqiptar. Qeveria dhe veçanërisht kryeminstri i vendit, bën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, veprim për të cilin do marrë përgjigjen e merituar dhe nuk kanë parë asgjë akoma.Për këtë të jenë të sigurt.
Ne jemi artistët e Shqipërisë dhe si çdo komunitet, klasë shoqërore, shtresë e shoqërisë, grupim ose dhe individ, jemi goditur në mënyrë të pa precedent, nga maxhoranca e majtë dhe rilindja antishqiptare që qeverisë këtë vend. Ne artistët e Teatrit Kombëtar, u sulmuam politikisht nga qeveria dhe shumica e majtë, u sulmuan forcërisht dy herë nga forca të shumta policie(rasti më skandaloz dhe i paprecedent,në historinë e Evropës të paktën), si të ishim bandit e kriminelë, tani dhe po diskriminohem me këtë sulm të tretë tashmë njerzor që shkel të drejtat tona njerëzore,di jitetin tonë.
A nuk janë ca si shumë madje dhe shumë të rënda këto sulme?!
Është e vërtet dhe nuk mund ta mohojmë që komuniteti ynë doli shumë i dobët në dy betejat e para.E kush nuk do të dëmtohej me sulme të tilla! Por pavarësisht nga e gjitha kjo…ne meritojmë më shumë si komunitet dhe gjetëm forca të bashkohemi për të thënë stop,kështu nuk vazhdohet më,kjo e gjitha duhet të marrë fund.
Ne jemi artistët tuaj o shqiptarë të mirë, nuk jemi perfekt, nuk pretendojmë të jeni të tillë,por meritojmë të mbështetemi nga të gjithë ju, sepse në fund të fundit, jemi bijtë tuaj.
Dilni krahë artistëve kundër kësaj qeverie kriminale antishqiptari, antiarti, antigjithçka.
Ju përqafoj dhe ju përulem me rrespekt… kam qenë jam dhe do të jem i bindur gjithmonë se arti dhe artistët në fund do triumfojnë… arti fiton gjithmonë, ashtu si e mira mbi të keqen, drita mbi errësirën.