Nga Ilirjana KUÇANA
Pas shpalljes “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe largimit pabesisht nga Partia që vetë e krijove, ngrite, dhe udhëhoqe në fitore dhe pushtet nuk u mendova dy herë për të qenë krah teje.
U desh ai vendim i pabesë që të ringjallte shpresën në opozitë, duke e nxjerë atë nga gjumi letargjik 9-vjeçar.
Sot, një tjetër shtet i fuqishëm, Mbretëria e Bashkuar vjen me po të njejtin vendim ndaj jush, Profesor Doktor Sali Berisha.
As sot nuk mu desh të mendohesha dy herë për të rikonfirmuar mbështetjen e pakompromisë ndaj jush!
Ky vendim është Nul për aq kohë sa ndaj jush nuk paraqitet asnjë provë konkrete dhe kam bindjen e plotë që ju jeni i vetmi njeri që do të udhëhiqni opozitën në rrëzimin e regjimit më kriminal që ka parë ndonjëherë Europa!