Berisha: Rama centralizoi pushtetin! Të emëruarit e partisë në krye të njësive administrative!

Edi Rama përdori reformën territoriale për parime të kundërta që duhej përdor. Nëse pushteti vendos ka parim themelor decentralizimin dhe autonominë, ai përdori centralizimin e këtij pushteti. Sot në Fier, në çdo qark, rreth, ke me qindra zona, fshatra, që nuk përfaqësohen nga asnjë këshilltar. Zëvendësoi të zgjedhurit e njësive administrative, me të emëruarit e partisë, të cilët nuk u japin qytetarëve asnjë llogari. I japin vetëm atij që i emëron. Ju jeni njerëz politikë dhe alfa e demokracisë fillon me votën dhe përfaqësimin. Ky, këto i shkatërroi nëpërmjet reformës në qeverisjen vendore. Përveç kësaj, në mënyrën më jo demokratike, i la bashki, të gjitha ato që donte dhe sot Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 bashki, kurse Tirana me mbi 1 milionë banorë ka gjithsej 4 bashki. Ky është koncepti i Edi Ramës. Ndaj ai përbën një rrezik të madh kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply