Berisha: Nëse del një fakt i vetëm, i them mirupafshim politikës!

“Me 20 maj të 2021, unë në një sallë në këtë hotel kam dalë, s’kisha menduar kurrë se do të sfidoja ndonjëherë sekretarin e SHBA, kurrë, por m.q.s ai kishte firmosur një akt në të cilën unë kisha bindjen absolute se nuk qëndronte asnjë fakt, dola dhe i thashë paraqit çdo fakt, përndryshe do të shkoj në gjykatë. Do shkoj në gjykatë se nuk ke, nuk mund të gjesh dhe s’do të gjesh kurrë asnjë fakt për mua dhe as për fëmijët e mi.

Unë kam qenë i këtij kodi dhe sot pas 15 muajsh më gjithë check up-in universal, se kam edhe unë miqtë e mi, kanë gjetur zero. Megjithatë unë vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër. Por, të pranoj një të pavërtetë për të vërtetë, kurrë. E ka thënë Galileo dhe s’mund ta bëjë njeriu i qytetëruar kurrë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Akuza/ Si Plarent Ndreca i dha tenderin mikut të Sandër Lleshajt

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca i cili është marrë i pandehur …

Leave a Reply