Nga Alkida MEHMETI
Peshen e Berishes si politikan nuk e tregon asnje non grata, e asnje shteti te fuqishem, por e tregon 7 korriku! Edhe me shume do tregojne edhe protestat e tjera qe do te vijojne!
Qe te nje person te jete i padeshiruar ne nje shtet eshte ceshtje personale, por kauza jone dhe rithemelimi i Partise Demokratike eshte ceshtje shume me e madhe sesa kjo.
Si çame qe jam, i gjithe komuniteti nga une vij, jemi shpallur me kohe non-grata nga shteti grek. Ka ardhur koha qe te gjithe ne qe ndihemi non grata nga dikush ose dicka, te ngreme koken e te luftojme!
Kryeministri yne dhe deliri i tij i shfrenuar e deshiron popullin e tij non grata, te friksuar per vdekje!
Ne qytetin e Fierit ka aq shume probleme sa qe nuk di nga tia nis me pare.
1-Po e nis me ndarjen administrative. Adminstratori duhet te zgjidhet me vote dhe jo te jete i komanduar. Kemi 6 bashki. Ku shkojne fondet e ketyre 6 bashkive per infrastrukturen, gjelberimin, ujesjelles- kanalizkmet, sherbimet spitalore?
2-Si arsimtare qe jam, po cek mungesen e kushteve bazike neper shkolla.
Cfare ka bere qeveria vendore per shkollat te cilat jane lene ne meshire te fatit, te parikonstruktuara me kushte normale. Cdo dite nxenesit fierake ndjejne mungesen e ngrohjes, mungesen e ujit, e mos te flas per mungesen e kabineteve dhe kompjuterave…
Keto pika qe rendita me lart jane shume te rendesishme sepse mos kujdesi ndaj arsimit, eshte mos kujdes per te ardhmen; shkaterrimi i arsimit shkatarron te ardhmen!
Te dashur miq, le ti bashkohemi protestave te fuqishme te Z. Berisha ne shtator, ne sherbim dhe funksion te qytetareve per te permisuar cilesine e jeteses, per rroga me te larta, per sherbime me te mira dhe me kosto te perballushme, te protestojme per shpopullimin, papunsine, rritjen e taksave, per energjine e shtrenjte edhe pse vendi yne prodhon me shumice, per shendetsine ne gjendjen me te mjerueshme, e mbi te gjitha, per pasigurine qe i ka kapluar te gjithe, te vjeter e te rinj!
Shqiperia eshte e Shqiptareve!
Jo e Amerikaneve, as e Britanikeve! E shqiptareve qe jetojne ketu, e atyre qe kane emigruar, dhe e diaspores! Çdo shqiptari i dhemb Shqiperia, i dhemb me shume se cdo te huaji qe vjen ketu e qe sheh interesat e tij.
Andaj, kerkoj te bashkohen me ne te gjithe ata qe e ndjejne veten kapitaliste, pronare, te gjithe ata bujq me produktet e tyre te pa shitura, te prijme ne 7 korrikë te tjerë, sado te jene te nevojshem, me te fuqishem e me te bashkuar, per te larguar sa me pare kete qeveri qe po na shtrydh te tashmen e po na vret te ardhmen!