Ujësjellësi i Tiranës 100 mijë euro pa garë për të “mbuluar” zjarrvënien e qëllimshme

Në datën 25 mars 2022, në ambientet e Ujësjellësit të Tiranës kishte rënë një zjarr. Madje, kishte dyshime se zjarri ishte i qëllimshëm, pasi përkonte me një hetim të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por, dyshimet më të mëdha erdhën pasi Policia e Shtetit “mbuloi” këtë ngjarje, pasi nuk raportoi se çfarë kishte ndodhur brenda këtyre zyrave shtetërore. Madje, as sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion se çfarë u dëmtuan.

Por, disa muaj pas këtij skandali, Ujësjellësi i Tiranës ka dalë “zbuluar”, duke pranuar se gjatë zjarrit janë djegur pajisje kompjuterike, madje edhe rafte të tëra me dokumente. Pra, ka dyshime të mëdha se zjarri ishte i qëllimshëm për të mbuluar aferat, madje edhe me pronarët e inceneratorëve. Gjithçka u bë shkrumb e hi, por me kalimin e kohës, vetë UKT ka njoftuar se po “riparon” këto dëme. Dhe, riparimet do të kushtojnë plot 100 mijë euro. BoldNews.al ka siguruar dokumentet e dy tenderëve që ka kryer Ujësjellësi i Tiranës.

Pak ditë më parë, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ka njoftuar se ka bërë tenderin me procedurën e negocimit, pra pa garë, për të blerë disa pajisje kompjuterike. “Lloji i procedurës është me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Bëhet fjalë për kontratën ‘blerje pajisje kompjuterike për zëvendësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri’”, thuhet në dokumentin që ka publikuar vetë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Pra, dëmet nga zjarrit! Por, sa do të kushtojnë? Në të njëjtin dokument thuhet se fondi limit është 5.582.360 lekë pa tvsh, ose me TVSH shuma shkon në plot 6.594.000. Ujësjellësi shkruan se data e nënshkrimit të kontratës është data 13 korrik 2022, ndërsa emri i firmës fituese është “PC Store” sh.p.k.

BoldNews.al mësoi se zjarri i muajit mars 2022 ka shkrumbuar pajisje të tëra kompjuterike dhe arkiva elektronike të Ujësjellësit, të cilat mbanin dokumente me shumë rëndësi, pasi ishin ato me “tendera me shumë zero”. Por, edhe referenca të punonjësve që tregonin “rrezikun” nga këto procedura.

Krahas, djegies së pajisjeve kompjuterike, në UKT është djegur edhe një arkivë me dokumente fizike. Sërish ka dyshime se dokumentet janë të tenderëve apo lidhjeve të kontratave me firmat e inceneratorëve. Por, që çuditërisht hetimet nuk po lidhen me Erion Veliajn apo me vartësit e tij, që drejtojnë institucione të rëndësishme, sicc është edhe UKT. Këta të fundit, pasi “shpëtuan” deri tani nga ndonjë hetim i mundshëm nga SPAK, po mundohen që të “fshehin” gjurmët.

Ujësjellësi ka finalizuar një tjetër tender për zjarrvënien. Bëhet djalë për objektin e kontratës “blerje pajisje zyrash (mobilje) për zëvendësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri”. Sërish bëhet fjalë për procedurë me negocim, pra pa garë mes firmave, ndërsa vlera totale përfundimtare e kontratës është 5.337.600 lekë me TVSH. Edhe për këtë tender, data e nënshkrimit të kontratës është korriku, kësaj herë në datën 14 korrik 2022. Ndërsa firma fituese është “RO-AL”. Pra, për të dy tenderët, u shpenzuan rreth 100 mijë euro. Të dy pa garë dhe të dy për të mbuluar zjarrvënien, e cila dyshohet se ishte e qëllimshme.

Nga Boldnews.al

About Redaksia2

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply