Ndarja e re territoriale, domosdoshmëri! Orikumi bashki!

Nga Bujar LESKAJ

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr Sali Berisha, Sekretari për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani dhe drejtues të PD kanë zhvilluar në qytetin e Fierit një konsultë me qytetarë, përfaqësues të njësive vendore, ish- këshilltarë dhe ish- kryetarë të njësive vendore, intelektualë, etj, në kuadër të projektit “Për një qeverisje afër qytetarëve”, projekt, i cili ridimensionon funksionimin e Reformës Administrative e Territoriale.

Nën moton “Rikthejmë pushtetin vendor tek qytetarët!” kryetari i PD, Sali Berisha ka shpalosur jo vetëm difektet e ndarjes aktuale territoriale, por edhe mënyrën se si PD synon të decentralizojë pushtetin vendor për të qenë më pranë qytetarëve.

“Me reformën territoriale, Rama, shkatërroi, dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve, pasi shqiptarët zgjidhnin me votë 420 kryetarë komunash e bashkish, mijëra përfaqësues këshilltarë dhe kishin një shpërqendrim të shërbimeve ndaj tyre.

“Nuk them se nuk kishte nevojë për reformim, por ai përdori reformën absolutisht për parime të kundërta. Përdori centralizimin e pushtetit. Sot në Fier, në çdo qark e rreth, kemi me qindra fshatra që nuk përfaqësohen nga asnjë këshilltar, zëvendësoi të zgjedhurit me të emëruarit e parties, që nuk i japin qytetarëve asnjë llogari. I japin vetëm atij që i emëron”,- ka thënë z. Berisha.

Kjo konsultë merr një rëndësi të dyfishtë, pasi shpalos platformën e Partisë Demokratike për qeverisjen vendore dhe Reformën e re Territoriale, e cila do të konkretizohet në muajin shtator.

Duke përgëzuar grupin e punës së PD për punën e mirë të deritanishme, risjell në kujtesë që personalisht që në nëntor 2020, kam ngritur çështjen e rikthimit të Orikumit në Bashki, për shkak të specifikave, traditës, historisë që ka.

Po ashtu edhe Partia Demokratike Dega Vlorë gjithmonë e ka ngritur si shqetësim faktin që Orikumi, dikur bashki, sot nuk është i tillë dhe varet nga Bashkia Vlorë, gjë që ka bërë që kjo zonë të lihet jashtë vëmendjes nga autoritetet vendore.

Për shkak të kulmit të sezonit turistik, PD Vlorë, në bashkëpunim me Shoqërinë Civile, në fund të gushtit ose javën e parë të shtatorit do të organizojë në Orikum, konsultën “Orikumi bashki”!

Mund të jetë një imazh i harta, qiell dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i Bushatit: Fond sekret në SHBA, me porosi të Ramës një avion me biznesmenë në SHBA

Gazetari Andi Buhati deklaroi mbrëmë në TPZ se ai ka informacion se një aviion charter …

Leave a Reply