100 vjetori i marrëdhënieve me SHBA, Rama: Rroftë Enver Hoxha!

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me SHBA-në, është organizuar një aktivitet për të vlerësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit. Gjatë fjalës së tij në event, kryeministri Edi Rama u shpreh se pa ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Rama u shpreh se fakti që Shqipëria është baza politike e SHBA është fiks gjëja që Enver Hoxha iu shmang 50 vite. Kryeministri tha se ishte pikërisht komunizmi periudha përcaktuese që i shtyu shqiptarët ta duan SHBA-në dhe jo të largohen.

“Historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhjeje me SHBA. Madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Në një farë mënyrë Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se në të tërë për këtë ditë që jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i laruar shqiptarët nga SHBA u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.”, tha Rama.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply