Mesazhi studiueses amerikane Lori Amy në tryezën për trashëgiminë kulturore

Mesazhi i plotë i studiueses amerikane Lori Amy në tryezën për trashëgiminë kulturore:

Shërim nëpërmjet trashëgimisë

Lori E. Amy

Unë jam teoriciene e traumave dhe jo specialiste e trashëgimisë kulturore – dua ta bëj të qartë këtë që në fillim, për shkak se aktivizmi im gjatë viteve të fundit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në Shqipëri buron nga kuptimi im se trashëgimia kulturore është e rëndësishme për të shëruar traumat kolektive nga të cilat po vuajnë sot si njerëzit ashtu dhe vendi.

Do të trajtoj këtu disa pika në lidhje me traumat kolektive që në gjykimin tim kanë nevojë që të shërohen, por, pikë së pari, dëshiroj t’ju jap disa shembuj se si trashëgimia kulturore e Shqipërisë mund të ndihmojë në këtë shërim.

Le t’ia nisim me qendrën historike të Tiranës. Në harkun e disa qindra metrave, trashëgimia juaj e pasur dëshmon për Perandorinë Bizantine dhe atë Osmane, si edhe për kapërcyellin e shekullit të njëzet dhe për periudhën e modernitetit. Ky është një thesar i paçmuar, që qëndron i fshehur, edhe pse në dritën e diellit – 700 vjet që përbëjnë një kronikë të ngritjes dhe rënies së Perandorive, të shekujve të evoluimit njerëzor të arkivuara në arkitekturën e qendrës së një qyteti… Një pjesë tepër e madhe e së cilës është rrafshuar me buldozerë dhe vendin e së cilës e kanë zënë ndërtime të reja, kështu që është veçanërisht urgjente që vendi të konservojë atë çka ka mbetur dhe të rindërtojë atë çfarë mund të rindërtohet. Kjo trashëgimi na sjellë në kujtesë se shqiptarët nuk janë thjesht një gjë e vetme – brenda kulturës dhe identitetit shqiptar rrojnë historitë e pasura të Lindjes dhe të Perëndimit, rrojnë pjesët më të mira të botëve të shumta të konservuara në një popull të vetëm.

Por, sigurisht, ju jeni shqiptarë – në sytë tuaj, 700 vjet s’janë asgjë, janë pikëza më e vogël në horizontin e pafund të kohës, që nga parahistoria e deri në kohën e sotme, gjatë së cilës stërgjyshërit tuaj kanë populluar këtë tokë. Vendbanimet neolite të zbuluara së fundmi në Lin datojnë 8,000 vjet më parë. Që nga parahistoria dhe përgjatë ngritjes së Perandorisë Romake, trashëgimia shqiptare përbën një kronikë të evolucionit të europianëve. Fjala vjen, ekspertët e trashëgimisë janë gëzuar pa masë nga rezultatet e gërmimeve të kohëve të fundit në Orikum, që përbën dhe pjesën e humbur të analizës historike të fushatës së Jul Çezarit në Luftën e Madhe Civile Romake. Në vitin 49 p.e.s., Çezari zbarkoi me trupat e tij në Gjirin e Palasës – sot një investim strategjik i Bankës Botërore që ka marrë në mbrojtje mjedisore atë zonë dhe e ka shndërruar atë në “Bregun e Gjelbërt” – dhe udhëhoqi trupat e tij në Qafën e Llogarasë për të ndërmarrë një sulm të befasishëm mbi forcat e Pompeit në Orikum.

Pak kohë mbasi Çezari doli fitimtar në atë luftë civile, pushtimi romak e rrënoi Shqipërinë; qytete të tëra u rrafshuan, 150,000 ilirë u shitën si skllevër. Dhe megjithatë – dhe megjithatë, ilirët u ngritën prapë në këmbë dhe i dhanë Romës disa prej perandorëve të saj më të famshëm. Dhe pikërisht këtu trashëgimia kulturore na tregon një mënyrë se si të shërojmë plagët, dhe si të restaurojmë pejzat sociale: trashëgimia kulturore hedh dritë mbi kompleksitetin e historisë dhe të identitetit shqiptar, një kompleksitet ky që refuzon kategorizime të thjeshtëzuara. Vuajtja e madhe përgjatë viteve të sendërtimit të perandorive bashkëjeton krah për krah me një reziliencë të jashtëzakonshme, me një aftësi për t’u ringritur në këmbë. Sitet e trashëgimisë suaj dëshmojnë për shumë jetë të ndryshme, për shumë kohë të ndryshme, dhe ky kompleksitet është ajo çfarë e ka shtyrë Mike Galaty-n – një arkeolog ky punën e të cilit mund ta kujtoni nga Lugina e Shalës – të thotë se shqiptarët kanë një vend unik në historinë e ndërtimit të kombit… një vend që ofron kuptime të rëndësishme për momentin ku ne e gjejmë veten në historinë tonë bashkëkohore.

Ne gjendemi në një kapërcyell evolucionar, kur ngrohja globale po na shtrëngon që të rivlerësojmë rrugët që na kanë sjellë ne në këtë humnerë. Ndërkohë që ka shumë shqiptarë që bien me lehtësi në kurthin e të menduarit se mbërritja e tyre e vonë në modernitet është dështim, Galaty e sheh trashëgiminë e shqiptarëve si një aset për evoluimin e species sonë njerëzore. Të gjitha format kulturore të njerëzimit janë në proces ndryshimi – betonit dhe çelikut, që aktualisht po gllabërojnë qytetet tona dhe po e kthejnë botën në një planet të pabanueshëm, u ka kaluar tashmë vakti. Është pikërisht ky fakt – pra, që Shqipëria është e vonuar në këto forma që u ka kaluar vakti – që, paradoksalisht, e bën këtë vend një pasqyrë të vyer për ri-përfytyrimin e të ardhmeve në të cilat lloji njerëzor mund të mbijetojë në këtë epokë të ndryshimit të klimës.

Por, ajo çfarë është më imediate për popullin dhe vendin, rigjetja e vlerës pozitive të trashëgimisë së shqiptarëve mund ndihmojë në shërimin e një pjese të plagëve më të infektuara që e kanë paralizuar vendin – plagët e persekutim

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply