“Reforma Territoriale” një dështim, PD e vendosur për ta rikthyer në shërbim të qytetarëve 

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike diskutuan bashkë me qytetarët në Elbasan çështjen e “Reformës Administrative Territoriale”, si një nga reformat më të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

N/kryetari i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit për Reformën Territoriale Oerd Bylykbashi, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet e Pushtetit Lokal Ylli Asllani si edhe drejtues të PD në Elbasan në diskutimet e tyre theksuan se ndarja aktuale është tërësisht politike e cila ka dhënë rezultate negative, pasojat e së cilës i vuajnë qytetarët, sidomos në pjesën e komunave, ku korrupsioni, punimet fiktive dhe mungesa e shërbimit ndaj qytetarit, janë pasojat e saj.

Fjala e n/ Kryetarit Luçiano Boçi në takimin me qytetarët në Elbasan:

Ky takim ka në fokus ngritjen e shqetësimeve të asaj që konsiderohet si një ndër reformat më të rëndësishme që është Reforma Administrative Territoriale.
Për Reformën Administrative është folur shumë, por deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje.
Rezultatet e vitit 2015 ishin katastrofë në raport me atë, që konsiderohet si fokusi kryesor i kësaj reforme.
Ndarja që u zhvillua në atë kohë ishte tërësisht politike e njësive administrative.
Një ndarje që ka dhënë ato rezultate negative, që të gjithë qytetarët i vuajnë sot, sidomos në pjesën e komunave.
Ku spikasin ndër të tjera, jo vetëm korrupsioni, jo vetëm punimet fiktive, por në radhë të parë mungesa e shërbimit ndaj qytetarit.
I cili duhet të harxhojë orë të tëra për një dokumente, për të zgjidhur problemet më jetike, sikundër që nuk merr asnjë lloj shërbimi, përveç se tarifave dhe taksave të rritura për shërbime që nuk i shkojnë asnjëherë në derën e shtëpisë.
Ndjekin tendencat e zhvillimit ekonomike, dhe nuk ndjekin, njëkohësisht rrjedhën gjeografike të zonave.
Kjo reformë sanksionojë jo vetëm një ndarje të gabuar, por sanksionoi dhe një rezultat politikë të numrit të votave, dhe jo konfigurim i atyre arsyeve që bën një reformë.

Fjala e n/ Kryetarit Oerd Bylykbashi në takimin me qytetarët në Elbasan:

Ju drejtues politikë dhe të Pushtetit Vendorë me eksperiencë përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor në Qarkun e Elbasanit për të diskutuar për këtë çështje me kaq rëndësi.
Një reformë e nxituar, e shpejtuar, por ne të Partisë Demokratike kemi marrë vendimin që do të bëjmë të pamundurën që këtë reform ta fusim në rrugën e duhur.
Në atë drejtim që duhet të jetë një Reformë Territoriale.
Një reformë që i përgjigjet interesit të qytetarëve, komuniteteve, pavarësisht se është një reformë thelbësisht politike, por mbi të gjitha është interesi i qytetarëve.
Reforma e vitit 2014, që ishte më e gjatë se sa kjo në aspektin kohor, mazhoranca me atë përpjekjen e tyre për të bërë marrëveshjet dhe pazaret që nuk janë në interesat e komuniteteve. Tashmë është një eksperiencë e çdokujt, ashtu siç e tha edhe Luçiano është një dështim total në të gjitha aspektet. Ja ku jemi sot, kaq vite më pas, për herë të parë ajo u implementua në vitin 2015-të.
Ja që është asfiksuar, është harruar.
Konceptet si decentralizimi i pushtetit, subercialiteti, shumë prej jush këtu e dini shumë mirë që janë koncepte krejtësisht të harruara.
Ne në një konsultë sa më të gjerë, që ky është takimi ynë i dyti që ne zhvillojmë për të mbledhur, qëndrimet, opinionet, analizat më të mira.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply