Kishte shumë paradokse takimi i sotëm për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama, që ka shpikur një anti-miting kundër opozitës me këtë rast, po përpiqet që të monopolizojë marrëdhëniet me SHBA për interes vetjak.
Si mundet që djali i atij që firmosi varjen e Havzi Nelës, të flasë si pro-amerikan në krye të ish-Partisë së Punës, pyesin në median sociale.
Por historia nuk mund të fshihet me një të rënë të lapsit.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, lexoi në takim një letër nga ish-Presidenti i SHBA, George Bush.
Teksa kujton vizitën e tij si i pari President i SHBA që shkel në tokën shqiptare, ai thekson se i ka bërë përshtypje përkushtimin ndaj demokracisë.
“Në vitin 2007, isha krenar që u bëra presidenti i parë i SHBA në detyrë që vizitonte Shqipërinë.
Laura dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të sinqertë dhe përkushtimin tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhënieve të forta me SHBA,” shkruan Bush.
Katër vite më vonë, numri dy në SHBA, këtë herë nga e majta, Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton do jepte vlerësimet më të larta për demokracinë në Shqipëri.
“Nëse doni të shikoni demokraci të vërtetë në veprim, shkoni në Shqipëri”, tha ajo.
Një tregues i qartë se ai vendim për non-gratën pas 8 vitesh në opozitë, ishte thjesht produkt lobimi.