Berisha: Zonja Kim më nderoi duke mos më ftuar, asgjë nuk më ndalon kundër mafias Soros

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij të përjavshme me mediat është pyetur se si u ndje një ditë më parë që nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se ishte i nderuar që nuk ishte pjesë e një organizimi të tillë krah figurave si Edi Rama dhe Taulant Balla.
Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. Kjo për faktin se ajo ka dhënë, me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë bashkë me Edi Ramën dhe mafien e George Sorosin më shumë se kushdo tjetër, perceptimin dhe imazhin që kanë pasur shqiptarët për SHBA-në.

U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen midis mirditorëve. Ndër shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve. Shpreh uirmet më të mira në 100-vjetorin në të cilin PD dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme historike në këtë marrëdhënie. Në këtë kontekst, mendoj se turpërojnë Shqipërinë në marrëdhënien me SHBA-në, figura si Rama, Balla apo të tjerë. NAtyrisht ky është qëndrimi im dhe këto janë mendimet e mia.

Asgjë nuk më lëkund besimin tek SHBA si vend i lirisë, si partneri më strategjik dhe mirënjohjen time për kontributin e dhënë për demokracinë e Shqipërisë. Sikundër nuk më lëkund asnjë betejën time kundër mafies Soros.

About Redaksia2

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply