Ronaldo reagon ndaj lajmeve rreth të ardhmes së tij

Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër pas një postimi në lidhje me të ardhmen e tij. E ardhmja e sulmuesit portugez vazhdon të jetë e përfolur, derisa ai vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Manchester United, transmeton.

Një llogari në “Instagram” ka publikuar së fundmi një postim me shkrimin: “Jorge Mendes i tha Manchester Unitedit se Cristiano Ronaldo me të vërtetë dëshiron të largohet. Negociatat nuk kanë dalë shumë pozitivisht, me Mendes që nuk është i sigurt se Ronaldo do të arrijë një lëvizje. Sir Alex Ferguson ndërhyri. ‘United këmbëngul që Ronaldo nuk është në shitje’”.

Dhe, 37-vjeçari ka reaguar pikërisht në këtë postim duke e lënë një koment.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shkroi: “Është e pamundur të mos flasësh për mua për të paktën një ditë, sepse përndryshe media nuk do të mund të fitojë para. E dini, nëse nuk gënjeni, nuk mund të tërhiqni vëmendjen. Vazhdo. Ndoshta një ditë do të postosh lajmin e duhur”.

Ndryshe, Ronaldo me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Në kontratën e tij ekziston opsioni që ai të vazhdojë edhe për një tjetër vit.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply