Berisha: Kryeterroristi Ayman al Zawahiri mori atë që meritoi!

Të dashur miq, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi në një fjalim se, Ayman al Zawahiri kreu i organizatës terroriste al Qaeda, u vra në një operacion të suksesshëm kundërterrorist me dronë nga CIA në Kabul.

Ai ishte aktualisht kryeterroristi i rrjetit terrorist Al Qaeda i cili së bashku me shefin e tij kryterroristin Osama bin Laden planifikuan dhe organizuan sulmin mbi “Kullat Binjake” në New York, në të cilin u vranë 2 mijë e 900 qytetarë. Duke përshëndetur këtë akt, shtoj, se vrasja e al Zawahirit është një sukses i madh i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit por edhe një ngushëllim tjetër për viktimat e aktit të tij barbar të 11 shtatorit 2001 dhe akteve të tjera terroriste të projektuara dhe organizuara pre tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply