Kënaqësitë perverse të Ramës, poshtërimi i atyre që ka nën vete…

Nga Edi PALOKA

Nuk ka asnje vlere te besh qofte edhe vezhgime te pjeseshme mbi karakterin dhe psiken e Rames, po u ngacmova nga nje status i nje miku ne fb lidhur me disa foto te Rames.

Pozicionin e Rames me kryeministren e Finlandes , miku im e quan “mungese edukate, thyerje te tradites shqiptare te mikepritjes, arrogance…”. Po ashtu eshte. Por tregon edhe me shume per kete qe kemi kryeminister. Rama e perdor qellimisht ne disa raste gjuhen e trupit, ndersa ne raste te tjera trupi i del jashte kontrolli dhe ”flet” te verteten.

Foto , si kjo me kryeministren e Finlandes, ka dhe te tjera. Keto pozicione Rama i ka marre rendom kur takon drejtues te Kosoves. Virale se fundmi ishte fotoja e shperndare ne takimin me Bajram Begajn ne kryeministri. Te gjitha keto foto kerkojne te tregojne per publikun “superioritetin” e Rames ndaj bashkebiseduesve.

Kush e njeh nga afer e prej kohesh e di qe Rama ka kerkuar gjithnje te krijoje nje autoritet fallco te vetes. Siç e di qe eshte nje nga tiparet me tipike te tij sjellja me arrogance ndaj atyre qe i konsideron nen vete dhe nenshtrimi deri ne poshtrim ndaj “te forteve”.

Do thote dikush, po me kryeministren e Finlandes çfare do te tregoje?! Ketu del dhe nje pike tjeter e karakterit te Rames qe lidhet pikerisht me sa thashe me lart. Rama, ndryshe nga çfare proklamon me te madhe, ka nje nençmim te theksuar per grate. Paradoksalisht, gjithe sjellja e tij publike, aktet e tij, fshehin kete te vertete. Mbushja e qeverise me gra, shitet ne publik si vleresim i Rames per to. Ne fakt eshte krejt e kunderta; Rama i vendos grate ne ato poste, sepse mendon qe i nenshtrohen me lehte. E ne fakt kete e ka te provuar qe nga bashkia ku i poshtronte grate ne menyren me te turpshme. Vetem raste te rralla ka patur gra qe ja kane kthyer siç e ka kerkuar. Eshte nje nga kenaqesite perverse te Rames, poshterimi i atyre qe ka nen vete, gra apo burra qofshin dhe kete ka deshire ta tregoje edhe publikisht (e ndoqet si tallej me Rakip Sulin se fundmi).

Pra pozicioni me kryeministren e Finlandes lidhet me delirin e superioritetit te Rames.

Raste te tjera kur Rama perpiqet te jape mesazhe te rreme me gjuhen e trupit, jane kur sajon biseda me lidere perendimore qe i kap neper samite nderkombetare. Ketu skemat jane te njejta. Pasi pozicionon Fugen, gati per foto, Rama i sulet “gjahut” te tij qe e kap te papregatitur e nderkohe qe me goje i thote atij gjerat me pa vlere ne bote (kryesisht i prezantohet) leviz duar e kembe ne menyre qe ne foto te dale sikur kane qene duke biseduar per gjera te rendesishme si dy lider ne pozite te barabarta. I kemi pare te gjithe pamjet qe e kane bere qesharak ne tentative per te realizuar kete qe thashe. Pamje qe sigurisht nuk i ka kapur Fuga po jane marre nga kamerat e rastesishme. Si rasti kur vraponte si kalama, burri dy metra, per ti dale ne krah Trumpit e pastaj qeshte kot gjoja sikur ishte pjese e bisedes. E raste te tjera kur ju vjen verdalle atyre per tu afruar po ata as nuk i hedhin syte.

Nderkohe ka nje sjellje krejt tjeter me te fortit. Ne ato raste trupi dhe sjellja e tradhetojne. E kur them me te fortit e kam qe nga drejtuesit e vendeve deri tek “laci” me i fundit i lagjes .

Se kush jane “te fortet” Rama e ndjen instiktivisht. Me perendimoret ai ja lejon vetes dhe sjelljen prej karagjozi sepse e di qe edukata dhe kultura e tyre nuk i lejon te bejne “skena” ne publik edhe kur skandalizohen nga nje veprim i Rames. Ata thjeshte e injorojne. Nderkohe me autokrate perballe apo me te forte, Rama kthehet ajo qenia pa vlere qe eshte ne te vertete; i nenshtruar deri ne poshtrim.

Nuk e keni pare e as nuk keni per ta pare ndonjehere qe sjellje apo skena te tilla prej arroganti ti bej per shembull me Erdoganin! Perkundrazi! E kemi pare Erdoganin ti bjere faqeve te Rames sic i bihet nje femije kur e pergezon nje i rritur. E kemi pare Ramen ti perkulet ne dysh Erdoganit edhe pse eshte perpjekur ta bej teatralisht. Po keto nuk jane asgje. Po ky Rame ka qene qe perkulej sa thyhej ne dysh perpara “xhuxhit” Fatos Nano kur ai i shte kryeminister. Te njejtat pamje i kemi me Meten.

Edhe tmerrin nga Berisha e ka instiktiv, i futet vete bishti nen shale kur eshte perballe me te sado forte qe te kete qene duke lehur deri ne ate moment.

Po ka dhe me keq! Une vete e kam qene prezent kur ka qendruar per minuta te tera gatitu ne kembe perpara nje te forti qe e trajtonte si ushtarin e tij. E kete e dine te gjithe. E kane pare dhe se si e trajtojne ata te fortit qe Rama i fut ne Parlament se i duhen per vota.

Ky eshte Rama qe ben liderin boteror ne nje ane, arrogantin me ata qe i konsideron nen vete po kthehet ne legenin e vogel qe eshte ne te vertete, sapo i del perballe “ustai”.

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …

Leave a Reply