Prej kohësh Edi Rama ka shmangur postimet në Facebook, pasi përballet gjithmonë me reagime të shumta dhe të ashpra ndaj tij dhe qeverisë që drejton.
Ka zgjedhur Twitterin, për të sharë e sulmuar me fjalorin e tij, mediat dhe kundërshtarët e tij.
Por sot nuk ja ka dalë dot të shmangë reagimet e shumta negative ndaj tij.
Të shumta kanë qenë reagimet kundër tij, kundër shtetit që ka ngritur, pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku Komisari i Policisë i mori jetën një fëmije të pafajshëm, thjeshtë për shkak të arrogancës së tij.
Në fakt, kjo është një arrogancë e ngritur në sistem, një arrogancë që rrjedh që nga koka, që është Edi Rama dhe zbret deri edhe të punonjësi më i rëndomtë i këtij shteti lacash dhe maskarenjsh që ka ndërtuar, po ai, koka Edi Rama.