Aksident fatal me dy viktima, maunia merr zvarrë Benz-in (Foto)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Elbasan pranë Bishtit të Zhurit. Shoferi i automjetit tip “Mercedes Benz” dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë pasi janë përplasur me një kamion.

Trupat e pajetë janë bllokuar brenda makinës ndërsa nga pamjet duket se si është bërë copa- copa makina që ka përfunduar nën rrotat e kamionit.

Ndërkohë duket se brenda kamionit të ngarkuar me inerte ka mbetur shoferi, i shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ai nuk arrin dot të dalë jashtë pasi një pjesë e makinës tip ‘Benz’ i ka bllokuar derën.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

About Redaksia

Check Also

Kush e denoncoi Ballën për trafikun e prostitutave moldave/ Biseda me vëllanë e Suel Çelës për Berishën

 Keni një koment për atë që ndodhi në Kuvend, fyerjet e Taulant Ballës ndaj deputetes …

Leave a Reply