Rama e mban çmimin e naftës më të lartë në Europë, duhej të ishte nën 200 lek/litri

Konfindustria i kërkon Bordit të Trasparencës ndërhyrjen e menjëhershme për uljen e çmimit të karburanteve në treg.

Ndërkohe, që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 javën e parë të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuci në tregun shqiptar vazhdon çmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë. Nërkohë, në fillim të muajit shkurt, kur nafta shitej po kaq ë bursë, në Shqipëri litri kushtonte jo më shumë se 170 lekë.

Mbështetur në vlerësimet krahësuese të periudhave të mëparshme, çmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/liter.

Njoftim për shtyp:

Konfindustria i kërkon Bordit të Trasparencës ndërhyrjen e menjëhershme për uljen e cmimit të karburanteve në treg.

Ndërkohe, që cmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 javën e parë të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuci në tregun shqiptar vazhdon cmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë.

Mbështetur në vlerësimet krahësuese të periudhave të mëparshme, cmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/litër.

Mosndërhyrja e përsëritur në kohë e Bordit të Trasparencës për uljen e cmimit është tregues i qartë i kapjes së shtetit nga karteli i kompanive të naftës si edhe përpjekje për të shtuar të ardhurat buxhetore nëpërmjet “shtrydhjes” së bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë.

Është shumë shqetësuese dhe goditje e rëndë shkatërrueëe për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare rritja e fortë e të ardhurave të planifikuara në buxhetin e shtetit në kushtet e inflacionit të lartë dhe me kah rrites. Në 6 mujorin e parë të vitit 2022 të ardhurat në buxhet janë shtuar me afër 200 milionë euro drejtëpërdrejtë të lidhura vetëm më rritjen e cmimeve. Inflacioni i raportuar zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë është 7.8%, ndërkohe sipas të dhënave reale është mjaft më i lartë.

Cmimet e larta në nivel absolut botëror të karburanteve në Shqipëri, gërshetuar me cmimet e ulta krahësuese në rajon kanë pasoja të forta shkatërrueëe sidomos për prodhimin vendor dhe industritë, që rrezikojnë qartësisht rrezikun e falimentimit.

Cmimet e larta të karburanteve janë ndër faktorët kryesorë edhe të goditjes ndaj sektorit strategjik të turizmit në vitin 2022 në vazhdim.

About Redaksia2

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply