Pronat publike vihen garanci për grabitjen me skemën e inceneratorëve!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se ‘ka vënë në dispozicion’ të skemës kriminale për inceneratorët “edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në banka’.

“Publikojmë sot fakte të reja për skandalin e djegësave fiktive (inceneratorët).
Ne jo vetëm do i shkojmë deri në fund, por që deri tani jeni njohur vetëm me majën e ajsbergut.

Pasi pamë se si dhe fondet e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbështetje të fermerëve dhe ato kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale, sot do të tregojnë se si qeveria shqiptare, me kokën e gjithë kësaj afere që është kryeministri aktual Edi Rama, ka vënë në dispozicion të kësaj skeme të mirëorganizuar kriminale dhe pronat publike të cilat janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu, për paratë që shkojnë përtej detit. Jo vetëm kaq por dhe më larg“, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply