Berisha: Firma është e Kristaq Ramës dhe Edi Rama mbron xhelatin

Dua të ndalem me ju në qëndrimin që mban pasardhësi direkt i njeriut që ka firmosur varjen e Havzi Nelës, Edi Rama ndaj këtij problemi, i cili tregon shumëçka, për të mos thënë gjithçka. Rama nuk dënon të atin për këtë firmë prej xhelati. Sado që duket një fjalë shumë e ashpër, xhelat, e vërteta ajo ka qenë. Ju keni qenë viktima, ata të cilët u kanë ekzekutuar, burgosur, kanë pasur rol xhelati. Cilido që mendon ndryshe, nuk mendon realisht.

Ai që firmosi për të vrarë poetin, ai është xhelati i tij, sepse kishte në dorë ta falte. Ai me Ramiz Alinë, kishin në dorë që atë dënim me vdekje, ta kthenim me 25 vite. Kristaq Rama, ishte në presidiumin popullor, dhe normalisht për kohën një intelektual. Them këtu që i vetmi që nuk mund të mos firmoste, po të kishte minimumin e integritetit njerëzor dhe intelektual, ishte ai.

E thatë bukur ju; nuk varet poeti. Ju garantoj se nëse do t’i thoshte Ramiz Alisë se nuk firmos, ju garantoj se ka nga ata që nuk kanë firmosur, nuk kanë firmosur 6 vetë. Ky ka firmosur me në krye me Ramiz Alinë. E çfarë tha tjetër ai (Rama) pasi e kemi shtruar publikisht këtë problem. Ai tha se e ka një vdekje komplekse, ja ku është vdekja e tij.

Me atë donte që të besonte, dhe tregoi se i konsideronte të vërteta kurthet që i kishin organizuar. E vërteta e Havzi Nelës është e pavdekshme. Dhe tha edhe se ajo firmë sikur nuk më duket se është e Kristaq Ramës. Ajo firmë është e tij, por ai mbron xhelatin, të atin dhe në këtë rast ndan absolutisht të njëjtin mendim që kishte ai për kundërshtarin, ndryshe ai duhet ta dënonte me forcë, haptas dhe vetëm fisnikërohej. Këtë nuk e bëri dhe nuk e bën.

Më vonë do të deklaronte se, babai im ka qenë komunist dhe ata kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë. Tani, cila ishte ana e drejtë e historisë, përpjekja për të shndërruar Shqipërinë në republikë të 7-të të ish-Jugosllavisë. Përpjekja për të shndërruar luftën çlirimtare në një luftë civile. Vendosja e një diktature më të egër që ka njohur Europa dhe shqiptarët. Nuk kishte anë më të mbrapshtë të historisë se sa kjo.

About Redaksia

Check Also

Imami Ahmed Kalaja padit gazetarin e Ramës dhe bën thirrje për bojkot të asaj medie, arsyeja…

Gazetari i Ramës, Sokol Balla ka publikuar nga zyra e tij fotot tallëse me Profetin …

Leave a Reply