Jetë e rrezikuar!

Nga Bujar LESKAJ

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i atentatit me breshëri Kallashnikovi në Vlorë, në afërsi të Panajasë, duke u përsëritur pikë për pikë i njëjti skenar si në Elbasan, Laç e Fushë Krujë!

Edhe kësaj here ekzekutimi është i tipit mafioz, duke vërtetuar që edhe Vlora është nën pushtetin e krimit të organizuar e ordiner!

Një vrasje ditën për diell e vërteton këtë gjë!

Përgjegjësia zero nga një sekt që është dorëzuar përpara krimit!

Policia e Shtetit nuk ka fuqi parandaluese, goditëse e ndëshkuese, sepse drejtuesit e saj të lartë, ministra e ish- ministra, nga 2014 e këtej janë të kompromentuar keqazi me krimin, drogën dhe pazaret e pista me grupimet mafioze, duke lejuar kultivimin, kontrabandën e hashashit dhe drogave të tjera të forta duke na kthyer në një udhëkryq të shpërndarjes së drogës në Evropë.

Kjo gjendje vjen si rezultat i nënshtrimit dhe përdorimit të policisë nga politika, veçanërisht në zgjedhjet e 25 prillit 2021!

Por përgjegjësi për daljen jashtë loje të policisë e rendit, në Durrës, Laç, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe të tjera dhe nxitjen e konflikteve e ka vetë kreu i sektit në pushtet, i cili fillimisht i inkurajon bandat dhe grupet mafioze, pastaj me cinizëm thotë: Kokat hëngshin!”, duke harruar që edhe këta janë djem nënash shqiptare.

Nga një përgjegjësi dhe mentalitet i tillë, drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit duhet të shkëputet, nëse ka vullnetin, dëshirën e mirë dhe ndershmërinë për t’i shërbyer popullit dhe rendit publik, duke u mbështetur në pjesën e shëndoshë të policisë sonë, e cila nuk ka munguar e as mungon!

About Redaksia

Check Also

Kur punëdhënësi është Soros…

Nga Redin HAFIZI Në një ndër takimet e tij në diasporë Adriatik Lapaj u pyet …

Leave a Reply