Banorët e Matit në protestë: Kryebashkiaku dhe vëllai po na marrin ujin

Banorët e fshatit Mallosh në malësinë Mat u ngritën në protestë përsëri për të kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit.

Sipas banorëve, firma “ARM ALBANIA” planifikon të fusë ‘nën tuba ‘lumin Mat dhe nëse kjo ndodh dëmet për ta do të jenë të pallogaritshme.

Në një prononcim për ‘Syri Televizion’ ato kanë treguar se po mbledhin firma për ta parandaluar këtë dhe se do ta mbrojnë deri në fund këtë zonë që e kanë blerë të parit e tyre.

“Nëse kjo nuk ndodh, atëhe do të zbatojmë kanunin“, janë shprehur ato.

“Kam një bujtinë dhe nuk kam asnjë lloj mundësie që të bëj investime të tjera pasi nuk kam ujë si pasojë e thatësirave”-ka treguar njëra prej banoreve.

Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Matit Agron Malaj, pasi sipas tyre së bashku me vëllain me ndërtimin e këtij HEC-i po merr ujin që për ta është i vetmja mundësi për të jetuar.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply