Nga Luçiano BOÇI
Masakra mjedisore në Elbasan s’ka të sosur.
Lumi Shkumbin, në pjesën e tij në afërsi të Shirgjanit, në një anë ka malin e plehrave të inceneratorit korruptiv, ku përzihen gjithfarë mbetjesh, pa asnjë ndarje në burim dhe selektim dhe mbi të gjitha “i pagëzuar” përsipër me hiret kancerogjene të vetë inceneratorit.
Nga ana tjetër, kërcënohet haptazi nga mbetjet inerte që hidhen aty pa asnjë ndalim e kufizim dhe po ngushtojnë shtratin e tij e kufizojnë tokën bujqësore. Sikurse në këtë anë ndodh dhe “incenerimi” natyral i mbetjeve plastike të operatorëve ndërtuesë.
Alarmi vjen nga banorët e zonës, të cilët janë të shqetësuar për pasurinë ujore dhe atë tokësore, e cila po gërryhet çdo ditë e më shumë dhe askush nga pushtetet nuk e “vë ujin në zjarr” për këtë situatë.
Pamjet janë apokaliptike dhe rrëzojnë çdo propagandë, duke nxjerrë në pah miliardat e grabitura “në mes të plehrave” nga Rama dhe koncesionet e tij!