Nafta në Maqedoni, 610 lekë për litër më lirë se në Shqipëri

Duke nisur nga dita e martë çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë më të shtrenjta. Nafta shitet me 93,50 denarë për litër, që referuar kursit zyrtar të këmbimit llogaritet në 177,82 lekë/litër. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, nëpërmjet të cilit rriten çmimet me pakicë të karburanteve mesatarisht 0,46% në raport me vendimin e datës 18 gusht.

Në vendim, Komisioni Rregullator thekson se çmimet referente të karburanteve në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,065%, te nafta ka rritje mesatarisht 2,069 USD/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht 1,971 USD dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 1,557 USD. Ndërkaq, kursi i denarit në raport me dollarin krahasuar me 18 gushtin është më i lartë prej rreth 0,5%.

Bazuar në këto të dhëna çmimet e shitjes me pakicë të benzinës 95 oktan rriten me 0,50 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 89 denarë/litër, ose 169,3 lekë. Edhe çmimet e shitjes me pakicë të benzinës 98 oktan rriten me 0,50 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 91,5 denarë/litër, ose rreth 173 lekë. Ndërsa, çmimet e shitjes me pakicë të naftës eurodiezel ulen me 1,50 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 93,5 denarë, ose 177,8 lekë.

About Redaksia

Check Also

Rama në SPAK!

Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” …

Leave a Reply