51-vjeçari Agron Metushi u qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në lokalin në lokalin e fshatit Shelqet, Vau i Dejës, ku qëndronin viktima dhe autori.
Autori Alfons Palushani e ka qëlluar drejt 51-vjeçarit duke e lënë atë për vdekje.
Agron Metushi dhe Alfons Palushani njiheshin me njëri tjetrin. Viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.
Përpara ngjarjes, ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në kafenenë e fshatit ku kanë debatuar me njëri tjetrin.
Sipas policisë, 51-vjeçari ka hipur në makinë dhe ka tentuar të largohet, por 37-vjeçari ka shkuar në banesë ku ka marrë armën tip kallashnikov me të cilën e ka qëlluar për vdekje.
Mësohet se autori i krimit, Alfons Palushani ishte emigrant në Angli dhe kishte pak ditë që kishte ardhur në vendlindje.
Ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia po vijon kontrollin e zonës për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.