Diktatura staliniste e Enver Hoxhës, një pushtim barbar! Askush si Azemi nuk ka bërë më shumë për lirinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim të organizuar në kujtim të Azem Hajdarit, deklaroi se diktatura staliniste e Enver Hoxhës, ishte një pushtim barbar mbi shqiptarët.

Berisha tha se, Azem Hajdari luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës ndërsa shtoi sei ai shmangu gjakderdhjet.

“Azemi luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës. Një rol të jashtëzakonshëm ai luajti në shmangien e gjakderdhjeve. Genci tregoi këtu historinë e Kukësit. Akoma më dramatike ka qenë historia e Burrelit. Në të njëjtin shesh dhe orë që ne linim mitingun, Partia e Punës organizonte mitingun. Me se i organizonte, me njerëz të armatosur, ushatarakë, sigurimsa.

Dhe ky ishte në një kamionçinë si skelë. Të dy palët nisën të hedhin gurë mbi njëra-tjetrën. Ky hidhet nga kamioni dhe u thotë, po ne jemi vëllezër, nuk kemi pse vrasim njëri-tjetrin. E dominoi zemërimin e palëve dhe e vërteta është se me gjithë atë valle antimitingjes që organizoi Partia e Punës, PD-ja bëri gjithçka për të shmangur konfrontimin dhe gjakderdhjen.

Azemi pati një jetë të shkurtër në politikë, por në historinë e lirisë së shqiptarëve, duhet të ju them unë këtu, se ai ka vend të përjetshëm dhe nuk di ndonjë tjetër si individë që mund të ketë bërë më shumë se ai personalisht për lirinë. Për ne shqiptarët pushtimi më i egër ka qenë diktatura staliniste e Enver Hoxhës. Sigurisht, liria kombëtare është liri kombëtare, por në rrafshin njerëzor shqiptarët nuk kanë patur kurrë një pushim barbar dhe të egër siç ka qenë diktatura staliniste e Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Washington Post: Opozita shqiptare bllokon Tiranën, kërkon qeveri teknike!

Gazeta e madhe amerikane ‘Washington Post’ i bën jehonë mosbindjes civile të opozitës shqiptare. Gazeta …

Leave a Reply